SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama me furnizuesit e ushqimeve: Kush abuzon me çmimet i konfiskohet malli!

Gjatë diskutimit me furnizuesit e ushqimeve, Kryeministri Edi Rama ka thënë se duhet të vendosin një çmim bazë mbi produktet e shportës. “Për ju biznesmenët është një mundësi për t’u larë nga mëkatet e këtyre viteve, sepse imagjinoni të nxirrni fitimet mbi gjakun e atyre atje dhe lotët e njerëzve këtu. Unë jam kundër ndërhyrjeve të shtetit në shtyllën kurrizore të tregut, jo se jam ideologjikisht i penguar të jem pro por në kushte paqeje kjo është skandal, ndërsa në kushte lufte një domosdoshmëri. Prandaj jam këtu. E duam jo me detyrim, por me bindje dhe dëshirë. Ju jeni njerëz që nuk keni lindur të pasur, nuk e keni pasurinë nga trashëgimia familjare, e keni nisur nga hiçi, keni parqe ditë të vështira.”, tha kryeministri. ///

error: