Nga 1 prilli do të rritet pragu i pagës së pataksueshme, nga 30 mijë lekë që është aktualisht, në 40 mijë lekë. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se çdo i punësuar me një pagë deri në 40 mijë lekë nga data 1 prill do të ketë zero taksa. Në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” përcaktohet se për pagat deri në 50 mijë lekë tatimi mbi të ardhurat është përgjysmuar, nga 13 % që është aktualisht në 6.5 %.
Kjo siguron që qytetarët me më pak të ardhura të paguajnë tatim më të ulët mbi të ardhurat nga paga.
Po ashtu, nga 1 prilli tatimi 23 % do të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht.//atsh///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim