Vunoi është një fshat i pozicionuar në jug të Vlorës, në bregun e detit Jon, që ofron një pamje mahnitëse për vizitorët. Vunoi është i ndërtuar në formën e një teatri, në këmbët e malit të Cikës.
Gjendet vetëm pak larg nga deti, dhe karakterizohet me tepishte të gurta, të ngritura mbi rrugicat e shtruara me pllaka të ndryshme. Në qendër të këtij fshati të njohur për turizëm, shtrihet kisha e ndërtuar 200 vite më parë, Kisha e Panajasë (Shën Marisë).
Bregu i mrekullueshëm i Jalit, vërehet në mënyrë të mrekullueshme nga ky fshat, i cili gjatë natës, nën dritën e hënës, krijon figura e iluzone marrëmendëse në ujë. Për këtë verë, Vunoi do të ishte fshati që gjithsesi duhet ta vizitoni, e të njiheni për nga afër me bukurinë e tij.
Ne Vuno si ne pak fshatra te Shqiperise ende ruhen vlera ndertimore dhe ansamble arkitektonike te trashegimise me mjaft elemente te kultures veneciane. Emigracioni i hershem i vunjoteve, duket se ka sjelle edhe nje tjetere qyteterim ne kulturen e ndertimore te banesave dhe rrugeve publike , pasuruar me elemente tradicionale shqiptare, qe zene fill para uzurpimit osman te trojeve arbnore.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade