SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

JUG. Gjithnjë e më shumë jetë e egër gjen strehë në parkun “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”

Nga Klodi SARAÇINI 

Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” përbëhet nga një shumëllojshmëri habitatesh, të cilat strehojnë në brendësi të tyre një numër gjithnjë e në rritje të kafshëve të egra.

Kamerat kurth të montuara nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër tregojnë larminë e jetës së egër që popullon këtë zonë.

Monitorimi i jetës së egër përmes kamerave kurth është një proces i rëndësishëm për të dokumentuar përgjatë periudhave të ndryshme të vitit.

Zgjatja e moratoriumit deri në vitin 2025 ka si qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër.

Në parkun kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” bota shtazore është e pasur. Nga gjitarët takohen ariu i murrmë, ujku, dhelpra, kunadhja, derri i egër, lepuri i egër, ketri etj. Por, krenaria e këtij parku dhe përfaqësuesi tipik i tij është kaprolli, të cilin mund ta shohësh në livadhe dhe lëndina në thellësi të pyllit.

Bredhi i Hotovës është masivi pyjor më i mbrojtur në Shqipëri, duke i rezistuar deri më tani çdo dëmtimi apo shpyllëzimi nga njeriu.///

error: