Ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare do të zbukurojnë kalanë e Gjirokastrës nga 24 qershori deri më 1 korrik. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video promovuese të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.
“Edhe pak ditë nga nisja e Festivalit Folklorik Kombëtar, ku 1200 artistë do të ngjiten në skenë dhe 90 të ftuar specialë do të jenë pjesë e festës në ditët e Gjirokastrës. Prej 24 qershorit deri më 1 korrik ju presim në Gjirokastër”, tha Rama. Ky festival rikthehet pas tetë vitesh në Gjirokastër. Krahas vlerave kombëtare dhe artistike, festivalet folklorike në vite janë lidhur me vetë jetën e qytetit të gurtë dhe banorëve të tij.
Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, në kalanë e gurtë të Gjirokastrës. Pres asaj kohe, festivali është zhvilluar çdo pesë vjet.
Vitet ’70 mund të konsiderohen edhe si kulmi i pjesëmarrjes në këtë festival, ku pati më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të përzgjedhur.
Festivali i Gjirokastrës ka qenë i konceptuar në formën e një gare folklorike, ku deri në festivalin e vitit 1988, janë dhënë çmime për grupet më të mira, ndërkohë që në edicionet e fundit të tij çmimet do të ndaheshin për bartësit dhe interpretuesit e folklorit.///
ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri