Në fshatin Dhuvjan të bashkisë Dropull u çel sot sezoni turistik. Në aktivitetin e organizuar nga bashkia Dropull në kuadër të hapjes së sezonit turistik ishte i pranishëm edhe prefekti i qarkut Gjirokastër, Odise Kote, kryetari i bashkisë Dropull, Dhimitraq Toli, banorë, etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kote u shpreh se “pasuritë natyrore e kulturore të bashkisë Dropull janë të shumta. Zona e Dropullit po kthehet si një ndër atraksionet më tërheqëse të qarkut Gjirokastër me një numër të konsiderueshëm në rritje vizitorësh vit pas viti. Kjo kërkon padyshim rritjen e kapaciteteve pritëse, akomoduese dhe përmirësimin e shërbimeve të ofruara”.

Ky aktivitet ,i cili po kthehet në një traditë të përvitshme me qëllim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore e natyrore të bashkisë Dropull, u shoqërua nga një sërë veprimtarish artistike.



Në aktivitet u ekspozuan fotografi ndër vite, u zhvillua panairi i kulinarisë me gatime tradicionale të zonës, si dhe u shfaqën koncerte me valle dhe këngë polifonike të performuara nga grupi polifonik i grave të Selosë, Dropull.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit