U zhvillua Ceremonia e diplomimit dhe betimit të nëntogerëve të rinj të vitit 2023, në Akademinë e Forcave Tokësore greke (Στρατιωτική Σχολή Ευελπίδων).



Sipas burimeve zyrtare te Ambasadës shqiptare në Athinë, Ambasadorja e RSH-së në Athinë, znj. Luela Hajdaraga dhe Atasheu Ushtarak, Kolonel Roland Berzani morën pjesë në ceremoninë e diplomimit dhe betimit të nëntogerëve të rinj të vitit 2023, në Akademinë e Forcave Tokësore greke (Στρατιωτική Σχολή Ευελπίδων).

Studentët u përshëndetën nga Presidentja e Republikës Katerina Sakellaropoulou, e cila u dorëzoi shpatat të betuarve, si dhe Ministri i Mbrojtjes Alkiviadis Stefanis, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Aratosura, Gjeneral Konstantinos Floros, etj. Në këtë akademi studjojnë 5 studentë shqiptarë nga të cilët, Konstandin Taho u diplomua si Oficer-Nëntoger.
Në fjalën e tij, Komandanti i Akademisë Gjeneral Polikronis theksoi ndër të tjera vlerësimin për studentët nga Shqipëria dhe vende të tjera të cilët i uroi që me punën dhe sjelljen e tyre të bëhen ambasadorë të vlefshëm për vendin nga vijnë dhe ta duan Greqinë si atdhe i dytë.
Nderuan me prezencën e tyre familjarë dhe të afërm të studentit Konstandin Taho, të cilët kishin ardhur nga Shqipëria posaçërisht për këtë ceremoni.
Aktualisht, në akademitë ushtarake në Athinë e Selanik studjojnë 16 ushtarakë shqiptarë./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri