Kryesia e Partisë Demokratike miratoi kandidaturën e Gjergj Hanit dhe Lulzim Bashës për kryetar të kësaj force politike. “Miratimi i kandidaturave për pozicionin e kryetarit të Partisë Demokratike shënon një moment vendimtar për familjen tonë politike. Në prag të çeljes së garës, ne ftojmë çdo demokrat të jetë pjesë aktive e saj dhe e procesit të riorganizimit, nëpërmjet të cilit do të ngrihemi në lartësinë e vlerave dhe aspiratave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua në dhjetor të vitit 1990, si forca e parë pro perëndimore dhe si shpresa e shqiptarëve për ndryshim”, thuhet në deklaratën për shtyp të PD-së.
Kryesia e PD-së e vlerësoi të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj.
“Nisur nga zhvillimet e fundit brenda forcës sonë politike, kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike”, thuhet më tej.
Sipas deklaratës së PD-së, “mosnjohja e institucioneve, pretendimet mediatike të pabaza dhe akuzat e pamotivuara nuk ndihmojnë procesin e riorganizimit dhe shfokusojnë përpjekjet e përbashkëta për t’u dhënë demokratëve dhe shqiptarëve një opozitë të fortë dhe një alternativë qeverisëse të denjë për sfidat e Shqipërisë”.///
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese