SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Bashkia. Nis ‘shkundja e përgjumjes’. Pensionistët e Bashkisë, largohen nga puna. Priten ndryshime të reja nga sot.

Në turin e takimeve me banorët në prag të zgjedhjeve të 14 majit, Oltion Çaçi u përball edhe me shumë vërejtje për administratën e Bashkisë dhe qëndrimin ndaj qytetarëve. Qytetarët nuk duan t’i shikosh ‘nga duart’ , nuk duan sorollatje dhe qorollepjse nga administrata dhe as drejtues që ‘tunden e shkunden’ dhe nuk zgjidhin asnjë problem, por vetëm kapardisen!

Një nga urdhërat e para të Kryebashkiakut të ri të Sarandës Oltion Çaçi, mësohet se lidhet me largimin nga puna të një numri punonjësish të adminisitratës së Bashkisë të cilët kanë mbushur me kohë moshën e pensionit por kanë vazhduar punën në të gjithë piramidën e kësaj administrate.

Në mënyrë të përsëritur opinioni pubik dhe media të ndryshme, kanë adresuar kritika për kryebashkiakët e mëparshën lidhur me mbajtjen në punë të punonjësve pensionistë, ndërkohë që Sarandës nuk i mungojnë kuadro te reja të shkolluar brenda e jashtë vendit me rezultate të larta.

Ndërkohë zëvendësimi i tyre me të rinj energjik dhe në përputhje me filozofinë e drejtimit efiçent nis nga kjo e hënë e 26 qershorit.

Disa nga nivelet dhe sektorët e Bashkisë Sarandë që prekin ndryshimet e pritshme nga opinioni publik të punonjëlsve janë zv.Kryetarët e Bashkisë, Drejtoria e Urbanistikës dhe Menaxhimit të Territorit, Policinë Bashkiake, IVMT, Personeli dhe Burimet Njerëzore, sektori i prapavijës , etj,./sarandaNews.al///

error: