Një efektiv i policisë kufitare në stacionin e Dhërmiut ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.Autoritetet njoftojnë se 56-vjeçari është ndjerë keq gjatë patrullimit në det dhe për këtë arsye ka ankoruar mjetin lundrues duke dalë në breg. Edhe pse është trajtuar me ndihmë mjekësore në vendngjarje, ai ka humbur jetën. Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 20:10, në Dhërmi, punonjësi i Policisë Kufitare i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, shtetasi S. A., 56 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.
Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë, shtetasi S. A. humbi jetën. Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade