Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 4m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi 5-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/36 | Diell |
| Kukës | 18/34 | Diell |
| Lezhë | 23/36 | Diell |
| Dibër | 16/33 | Diell |
| Durrës | 23/37 | Diell |
| Tiranë | 24/36 | Diell |
| Elbasan | 22/37 | Diell |
| Berat | 20/37 | Diell |
| Vlorë | 23/36 | Diell |
| Korçë | 18/31 | Diell |
| Gjirokastër | 18/36 | Diell |
| Sarandë | 22/34 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.