– Edhe Akropoli i Athinës do të jetë i mbyllur gjatë orëve më të nxehta të së nesërmes dhe për të tretën ditë radhazi.
Kjo është bërë e ditur sot nga autoritetet greke për shkak të temperaturave të larta që mund të arrijnë deri në 41°C.
Si ditën e djeshme ashtu edhe sot, trashëgimia botërore e UNESCO-s është përmbytur nga turistë, por pas vendimit të marrë nga autoritetet greke, nuk do të mirëpresë asnjë vizitor nga ora 11:30 deri në 17:30 me orën lokale.
Që nga e enjtja, kur temperaturat nga termometrat filluan të rriten ndjeshëm, Kryqi i Kuq është vendosur në këmbët e Akropolit për të ndihmuar turistët që mund të jenë viktima të goditjes së diellit ose të fikëti dhe ka shpërndarë më shumë se 50 mijë shishe ujë. ///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”