37 çadra dhe 68 shezlongë janë sekuestruar nga Policia e Vlorës sot në kuadër të operacionit “Plazh I Lirë”.
Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Vlorës ka bërë me dije se vijon operacioni “Plazh i Lirë”. Në kuadër të këtij operacioni, që ka nisur nga Dhërmiu, duke vijuar në drjetim të jugut janë konstatuar 3 raste të pushtimit të hapësirave publike për t’i shfrytëzuar me qëllim fitimin. Gjatë operacionit u sekuestruan 37 çadra dhe 68 shezlongë.
“Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: R. I., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 15 çadra dhe 30 shezlongë; L. C., banuese ne Tirane, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 12 çadra dhe 24 shezlongë; E. A., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 10 çadra dhe 14 shezlongë”, njofton Policia e Vlorës.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i paregjistruar”. Operacioni “Plazh i lirë” vijon.”, mbyll njoftimin Policia e Vlorës.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat