Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, zhvilloi një takim pune në Bashkinë e Finqit ku u prit nga Kryebashkiaku Romeo Çakuli.
Gjatë kësaj vizite diplomatja e lartë greke ne Tiranë shoqërohej edhe nga Konsulli i Përgjithshëm i Konsullatës Greke në Gjirokastlr, Dimitrios Sacharidis.
Mësohet se në fokus të bashkebisedimit kanë qenë vendimi i fundit pozitiv i gjykatës për çështjen e pronave kullotë në fshatin Kostar dhe mbi 30 çështje të lidhura gjithashtu me pronat e kësaj Bashkie .
Gjithashtu, gjatë takimit u diskutuan çështjet e bashkëpunimit dhe zhvillimit, çështjet e vetëqeverisjes vendore, regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, thjeshtësimi dhe përshpejtimi i procesit të marrjes se shtetësisë për homogjenët, pensionet, etj,.
Ky është takimi i parl zyrtar i Ambasadores së Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi me Kryebashkiakun Romeo Çakuli ne fillim të mandatit të ri të qeverisjes lokale në Bashkinë me shumicë të pakicave etnike greke./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri