Policia e Sarandës, e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit tutristik. Shërbimet e Policisë, gjatë patrullimit në zonat bregdetare, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë parandaluar një rast vjedhjeve në një hotel në Livadhja. Vihet në pranga 46-vjeçari që u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në mesnatë, duke vjedhur 3 televizorë dhe sende personale të pushuesve, në hotel. Sekuestrohen 3 televizorët dhe mjetet e përdorura nga autori për të kryer vjedhjen. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, gjatë patrullimit në zonat bregdetare, falë bashkëpunimit me qytetarët e zonës, kanë parandaluar një rast vjedhjeve në një hotel në Livadhja. Falë ndërhyrjes së Policisë, është kapur në flagrancë, në mesnatë, shtetasi J. K., duke vjedhur në hotel, 3 televizorë dhe sende personale të turistëve të akomoduar në këtë hotel. Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., 46 vjeç, banues në Sarandë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton sërisht ata, që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore