Në ciklin e eventeve verore të kulturës 2023, një risi bashkëpunimi po vijon mes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Bashkisë Sarandë. Në shëtitoren “N.Frashëri”eventi VARG FEST bëri ndalesën e radhës këtë të enjte, për të vijuar me vargje që vijnë nga thellësia e detit e shpirtrave të poetëve të qytetit.

Pikërisht këtë të premte Mbrëmja “Ungj e nip”, iu kushtua poetëve: Kristo e Aleksandër Çipa

Josif Papagjoni, kritik, një zë i njohur i kulturës shqiptare dhe poetet Mimoza Ahmeti, Rita Petro, Ermir Hoxha dhe Pol Milo sollën një mbrëmje të paharrueshme leximesh.

Eventi u ndoq nga dhjetra krijues, qytetarë të interesuar dhe turistë që po frekuentojnë Sarandës gjatë kësaj periudhe të pikut turistik.

Sipas burimeve të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit ky aktivitet është një nga stacionet e sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, që e çon artin e kulturën atje ku është publiku!

Aktiviteti u shoqërua dhe me ekspozitën me foto të shkrimtarëve shqiptare realizuar nga fotografi profesionist Roland Tasho.#MinistriaeKulturës#elvamargariti#kultart2023#QKLL#vargfestival#BashkiaSarandë.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit