Kryetari i bashkise Oltion Çaçi, priti të mërkurën ne zyren e tij me Ambasadorin e Rumanisë Octavian Șerban. Permes nje postimi ne rrjetet sociale Çaçi ka treguar dhe detaje nga biseda e zhvilluar.
“Kënaqësi të ndanim me Ambasadorin e Rumanisë Z. Octavian Șerban ide dhe vizione për bashkëpunim të frytshëm dypalësh në sektorë të rëndësishëm për ekonominë si ai i turizmit dhe zhvillimit urban”,-shkruan Oltion Çaçi.
Më19 nëntor 2016, në Sarandë, në prani të ish Ambasadorit të Rumanisë SH.T.Z. Mircea Perpelea, në bashkëpunim me bashkinë e Sarandës, u zhvillua ceremonia e vendosjes në lulishten “Hasan Tahsini” të bustit të historianit dhe politikanit të shquar rumun, Nicolae Iorga. /sarandaNews.al//
ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri