Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se projektligji “Taksa e Pasurisë”, është nxjerrë për konsultim publik në portalin https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/648.
Ibrahimaj fton të interesuarit të japin sugjerimet e tyre mbi këtë projektligj deri në 31 gusht 2023 në portalin e konsultimit publik https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/648.“Jemi duke ndërmarrë një reformë, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare për taksimin e pasurisë së paluajtshme, bazuar në vlerën e tregut”, tha Ibrahimaj. Sipas saj, kuadri i ri ligjor do të sigurojë zbatimin e taksimit sa më të drejtë, efektiv dhe transparent, si dhe do të garantojë kthimin e saj në burimin kryesor të të ardhurave të veta për njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Ministrja bëti të ditur se, projektligji ka parashikuar mbështetje përmes përjashtimeve për disa kategori të ndryshme grupesh sociale dhe tipologji pronash.MFE bën të ditur se, projektligji për tasimin e pasurive të paluajtshme, ka për qëllim taksimin e pasurisë së paluajshme, duke u bazuar në vlerën e tregut me synim rritjen e efektivitetit, eficiencës dhe transparencës në mbledhjen e taksës.
Ky projektligj vjen si domosdoshmëri, pasi toka dhe ndërtesat janë të lidhura ngushtësisht me shërbimet që ofrohen nga bashkitë përkatëse, sidomos në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale, trasportin urban, policinë bashkiake, mbrojtjen kundër zjarrit etj.
Po çfarë është dhe si llogaritet taksa e pasurisë.Është një taksë vendore dhe vjetore. Ajo llogaritet si shumëzim i vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme me shkallën e zbatueshme të taksës.
Taksa e pronës për apartamentin e dytë, apo më shumë do të jetë deri dyfish më e lartë se e apartamentit të parë.Taksa e pronës për ndërtesat hyn në fuqi në vitin 2026.Taksa e pronës për tokën bujqësore dhe truallin hyn në fuqi në vitin 2028.///
ME SHUME LAJME
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren
“Journée Mondiale”: 70% më lirë dhe pa turma: Pse Ksamili po zëvendëson Santorinin si destinacionin ideal bregdetar
Kulturë. Palofshati në Janjar, një vendbanim mesjetar.