Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku mësohet se një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik, njoftojnë mediat greke. 23-vjeçari Kristian Nako po udhëtonte me motor me shokun e tij 18-vjeçar kur në rrethana ende të paqarta është përplasur me një kamion në zonën e Mastabës në Rethymnon.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila i ka dhënë ndihmën e parë shqiptarit dhe mikut të tij 18-vjeçar, por shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Vdekja e parakohshme e të riut ka tronditur rëndë familjarët e miqtë e tij por edhe komunitetin shqiptar në Kretë, Rethimno, Hanja dhe Iraklio. 23-vjeçari ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari pasi donte të bëhej doktor. Por aksidenti tragjik i mëngjesit të djeshëm i ndërpreu në mes ëndrrat e tij.///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”