Dy persona janë vënë nën hetim nga policia, pasi kishin zënë hapësirën publike duke vënë çadra dhe shezlongë në mënyrë të paligjshme në plazhet e Ksamilit.
Administratorë të dy bizneseve që kishin vendosur shezlongë dhe çadra jashtë lejes nga autoritetet, u vunë në hetim, pasi policia zbuloi shkeljet gjatë operacionit të koduar “Plazh i lirë” në Ksamil.
Gjatë aksionit u sekuestruan 432 shezlongë dhe 216 çadra që ishin vënë pa autorizim tek “Pema e Thatë” dhe “Laguna”.
Administatorët e stacioneve të plazhit ndër të tjera nuk deklaronin të ardhurat që gjeneronin nga ky aktivitet dhe siç bën të ditur policia, ata do të hetohen për dy vepra penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat