Eshtrat e ish prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit, u rivarrosën sot në varrezat e Tufinës, pas kryerjes së homazheve si dhe shërbesës fetare në xhaminë e “Kokonozit”.
Sjellja e eshtrave të Qazim Mulletit u realizua falë iniciativës së familjarëve dhe kujdesjes së shoqatës Tirana.
Më në fund, ish prefekti i Tiranës, do të prehet në atdhe, ashtu sic ishte edhe amaneti i djalit të vetëm, Reshit Mulletit, i cili vuajti tërë jetën persekutimin e regjimit komunist.
Qazim Mulleti mbylli sytë në Romë në vitin 1956. Në ceremoninë e organizuar për homazhet, ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili kërkoi ndjesë në emër të partisë së tij.
“Eshtrat e Qazim Mulletit sot do të prehen në vendlindjen e tij dhe me këtë rast dua të shpreh jo vetëm kënaqësinë dhe vlerësimin për të gjithë iniciatorët që e bënë të mundur por edhe ndjesën e thellë në emër të Partisë Demokratike që në këtë rast sikundër në raste të tjera, ne nuk mundëm t’i qëndrojmë fjalëve dhe pozicioneve tona politike për nderimin e atyre figurave që i dhanë kaq shumë kombit por u denigruan dhe mbetën në errësirën e krijuar me kast nga regjimi komunist.
Nuk është kurrë vonë të korrigjosh një gabim. Prania ime dhe e dy zonjave të nderuara anëtare të kryesisë të Partisë Demokratike është shenjë e kësaj pendese dhe e këtij korrigjimi”, u shpreh Basha.
Më tej ai bëri premtimin se Partia Demokratike do të angazhohet politikisht për të hedhur dritë shkencore mbi figura publike e kombëtare, duke filluar me tekstet shkollore e duke vazhduar me një rrjet institucionesh të kujtesës për gjithë persekucionin komunist.///
ME SHUME LAJME
“Journée Mondiale”: 70% më lirë dhe pa turma: Pse Ksamili po zëvendëson Santorinin si destinacionin ideal bregdetar
Kulturë. Palofshati në Janjar, një vendbanim mesjetar.
Ndryshimi i orës, të dielën akrepat një orë para