Hëna e plotë më e madhe e vitit dhe e dyta e të njëjtit muaj, që në traditën anglo-saksone quhet “hëna blu” sfidoi qiellin e vrenjtur në kryeqytet dhe u shfaq mes reve duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve në orët e mbrëmjes.
Qytetarët kanë ndalur hapat për disa momente për të shijuar shfaqjen e rrallë, ndërkohë që këtë vit gjithçka është më e veçantë, pasi të dy hënat e plota të këtij gushti janë superhëna, pasi ndodhin në distancën më të afërt nga Toka.Shfaqja e fundit e superhënës ka ndodhur në janar 2018 ndërsa tjetra do të jetë në janar 2037.
Në orën 03:37 të 31 gushtit, Hëna do të jetë e plotë rreth nëntë orë pas kalimit të saj në perigje, distanca më e vogël nga qendra e Tokës.
Superhëna blu del mes reve në qiellin e Tiranës, fotot nga Florian Abazaj dhe Franc Zhurda

ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.