Gjuhëtari Rami Memushaj thotë se për mbrojtjen e gjuhës janë marrë shumë pak masa. Në një intervistë në MCN TV, Memushi tha se pavarësisht premtimit të Ramës në 2014 për redaktorë në të gjitha institucionet shtetërore, dokumentet që dalin nga këto të fundit tregojnë se redaktorë nuk ka as vetë Kryeministria. Sipas Memushit, deri tani ka një shpërfillje të gjuhës shqipe nga ana e shtetit.
“Këto gjëra nuk bëhen me vullnetarizëm dhe nuk i bën dot vetëm kryeministri. Ministria e Arsimit çfarë bën? Nuk kam dëgjuar ministra të Arsimit të flasin për këtë problem. Kur kemi propozuar masa një zv.ministër bëri të habiturin. Kryeministri premtoi në 2014 se do vinte redaktorë nëpër institucione. Mesa kam parë nuk ka as në kryeministri, pasi shkresat janë plot gabime. Kjo është shpërfillja e gjuhës nga ana e shtetit. Më parë ka pasur një ligj që institucionet që kanë si materie gjuhën detyroheshin të respektonin drejtshkrimin. Duhet të punojnë institucionet. Akademia e Shkencave duhet të shqetësohet për këtë. Kryeministri ynë është i ndjeshëm ndaj problemeve të gjuhës. Ai në 2014 u shpreh se gjuha duhet mbrojtur por në praktikë shumë pak masa janë marrë. E vetmja masë është abetarja e përbashkët. Por masa të tjera nuk ka.“
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade