Efektivët shqiptarë kanë përfunduar me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive dhe janë kthyer në atdhe. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”.
Rama shkruan se u kthyen në atdhe me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik.
“Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive. Trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit, u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve dhe kthehen në atdhe me detyrën të kryer, e me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik grek në një moment të vështirë”, shkruan Rama.///
ME SHUME LAJME
Mersini: Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë është shuar, vijon monitorimi
Rama: Protestuesit nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë