Në Butrint është nënshkruar kontrata mes Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit dhe studios japoneze, që u shpall fituese e konkursit ndërkombëtar për projektin arkitekturor të qendrës së vizitorëve, Kengo Kuma & Associates.
“Kjo kontratë hap një faqe të re në historinë e Parkut Kombëtar të Butrintit, duke i kthyer dinjitetin portës hyrëse të tij dhe duke orientuar vizitorin drejt një pasurie botërore”, është shprehur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka qenë e pranishme gjatë ceremonisë së nënshkrimit në qytetin antik të Butrintit.
E shkrirë me natyrën dhe në respekt të plotë me të, Qendra e Vizitorëve në Butrint do t’i shërbejë vizitorëve, artizanëve dhe komunitetit lokal. Ajo do të jetë në një pozicion prej 1,5 kilometrash nga hyrja aktuale e parkut dhe është konceptuar nga arkitekti japonez si një urë mes trashëgimisë dhe natyrës.//atsh///






ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota