SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Denaj: Çojmë përpara vizionin për bujqësi drejt standardeve evropiane

Nga Etleva XHAJANKA 

Pas betimit në Presidencë, ditën e djeshme, Anila Denaj ka marrë zyrtarisht detyrën e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në takimin e organizuar me këtë rast në ambientet e MBZHR-së, ministrja Denaj u prit nga ish-ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe titullarët e institucioneve të varësisë e drejtues të tjerë.

Në ceremoninë zyrtare të dorëzimit të detyrës ishte e pranishme zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Në fjalën e saj, Krifca vlerësoi punën e stafit të Ministrisë së Bujqësisë dhe vuri në dukje se arritjet në disa prej prioriteteve të punës së institucionit, janë rezultat i kontributit të të gjithëve.

Ajo shprehu vlerësimet më të larta për ministren Denaj dhe njëherësh i uroi asaj suksese në detyrën e re, duke i dorëzuar edhe një dosje me arritjet, prioritetet dhe objektivat e ardhshme.

Anila Denaj, në detyrën e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, falënderoi Krifcën për punën e bërë dhe shprehu angazhimin për vijimin e punës me prioritetet që ajo ka vendosur në detyrën e sapomarrë.

“Në prezantimin me stafin drejtues të këtij institucioni me zv/kryeministren Belinda Balluku, ku theksuam vijimin e punëve të mira të qeverisë shqiptare në shërbim të fermerëve, prodhuesve e të gjithë aktorëve në zinxhirin e vlerës agroushqimor”, u shpreh Denaj.

“Falënderime për punën e ministres Frida Krifca dhe të gjithë personelit të dedikuar, me të cilët do të çojmë përpara vizionin për një bujqësi të fortë, të qëndrueshme, drejt standardeve evropiane”, tha Denaj.///

error: