Më 15 shtator 1957, u përurua Universiteti Shtetëror i Tiranës.
Nxënësit dhe publiku i kryeqytetit ishte i ftuar në këtë ditë të “dyerve të hapura” për të vizituar Universitetin, fakultetet, katedrat dhe laboratorët. Në fillesat e tij, Universiteti Shtetëror i Tiranës kishte 6 fakultete. Zanafillën për ngritjen e institucionit të parë të arsimit të lartë në Shqipëri, e gjejmë në vitin 1946 me hapjen e Institutit të Lartë Pedagogjik dyvjeçar dhe në vitin 1947, me hapjen e Institutit të Shkencave.
Universiteti u themelua me Vendim të Këshillit të Ministrave më 30 maj 1957. Gjatë viteve 1946-1956 funksiononin në Tiranë gjashtë institute të larta: Instituti Pedagogjik, Instituti Politeknik, Instituti Mjekësor, Instituti Bujqësor, Instituti Ekonomik dhe Instituti Juridik. Mbi bazën e shkrirjes së këtyre instituteve, u krijua Universiteti Shtetëror i Tiranës, ku një numër i madh profesorësh të kualifikuar në universitetet e huaja dhanë kontributin e tyre në përgatitjen e gjeneratave të reja. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell publikon dokumentin e njoftimit të Rektoratit të Universitetit për ditën e inaugurimit, mesazhe urimi nga akademikë të huaj, si edhe fotografi nga dita që shënoi një pikëkthese në historinë e arsimit të lartë në vend.
çelja e Universitetit Shteteror







ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore