SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Memorie. 94 vjet më parë botohej gazeta “Arbënia”

Më 19 shtator 1929, botohet në Tiranë gazeta “Arbënia”.

Ky organ shtypi u shqua për oponencën ndaj administratës së vjetër të trashëguar nga Perandoria Osmane. Këta funksionarë qenë objekt i penës shpotitëse të së përditshmes, në faqet e të cilës, ata cilësoheshin si “analfabetë” dhe “anadollakë”.

Sipas gazetës, përmes këtyre individëve kishte depërtuar në makinën shtetërore korrupsioni galopant dhe stanjacioni intelektual, duke e katandisur administratën, sipas fjalëve të Mehmet Konicës (gazeta “Arbënia” , dt. 08.05.1930) “…në një makinë të bërë me vegla të ndryshme, të shtrembra dhe këtu-atje ndonjë vegël e re”.

Për nga ndikimi në opinionin shoqëror dhe nga fryma antiqeveritare që përçonte, gazeta u ndalua nga ministri i Brendshem i kohës, Musa Juka. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foto nga korrespondenca mes Legatës Italiane dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, mbi ndalimin e botimeve të gazetës “Arbënia”.

Gazeta Arberia e 1929 ///

error: