Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se shumë shpejt do të ashpërsohen gjobat për personat që hedhin mbetje nga automjetet përgjatë rrugëve nacionale dhe jo vetëm.
“Shumë shpejt ashpërsojmë gjobat për këdo që i shkon ndër mend ta trajtojë hapësirën publike si kazan ku të vërvisë nga dritarja e makinës ç’të dojë”, theksoi Kumbaro.
Duke falënderuar punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Kumbaro tha se “ata kanë pastruar pisllëkun në këtë aks dhe gjithë sezonin kanë qenë të përkushtuar në mbrojtjen e imazhit të Shqipërisë turistike, imazh që s’do ta lëmë të cenohet nga pakica e papërgjegjshme”.
Në të gjithë vendin sidomos në zonat turistike po punohet për pastrimin e mbetjeve, dezinfektimin e koshave dhe larjen e rrugëve.
1 nga 6

ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror