SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Efiçenca e energjisë mbledh në një tryezë OSHC dhe qytetarë të interesuar

Efiçenca e energjisë mbledhi sot në një tryezë/trajnim përfaqësues të disa organizatave të shoqërisë civile po e dhe qytetarë të interesuar .

Sipas Entela Kaleshit përfaqësuese e “Rrjetit për Fuqizimin dhe Angazhimin e OSHC-ve për Efiçencën e Energjisë në Shqipërinë e Jugut”, në fokus të trajnimit ishte Ngritja e kapaciteteve dhe njohurive të institucioneve lokale, shoqërisë civile dhe qytetarëve për monitorimin e detyrimeve që institucionet lokale kanë për zbatimin masave të Eficensës së Energjisë në nivel lokal

Me interes për pjesëmarrësit ishte njohja nga ekspertja e efeiçencës së energjisë Teuta Thimjo me Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën 2020-2030 – cfarë parashikon plani në lidhje me zbatimin e planeve lokale të Energjisë dhe Klimës; Plani Lokal në nivel lokal i Energjisë dhe Klimës – cfarë monitoron shoqëria civile dhe komuniteti; Lista e indikatorëve që mund të monitorojë shoqeria civile, që të sigurohet zbatimi i masave të EE dhe Klimës në nivel lokal, etj,.

Trajnimi është pjesë e aktiviteteve që po zbatohen në kuadër të projektit “Rrjeti për Fuqizimin dhe Angazhimin e OSHC-ve për Efiçencën e Energjisë në Shqipërinë e Jugut”.

Ky është një rrjet rajonal i ngritur nga një konsorcium i disa organizatave të shoqërisë civile, udhëhequr nga Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri dhembështetet nga projekti GREEN-AL – Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze, dhe zbatohet nga Co-Plan dhe organizatat partnere.///

error: