Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Dilaver Goxhaj ka folur pas lirimit nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit në Tiranë.
“Dua t’ju them qe lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, as unë as Uçk dhe as ata të tjerët që janë në Hagë, ishte tentativë për të na trembur e për të na thënë e mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë. Sot arritëm tju tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”., shprehet ai.
Ditën e sotme, Apeli ka refuzuar ekstradimin e Goxhajt në Hagë, duke rrëzuar vendimin e Shkalles së Parë.
Kujtojmë se Goxhaj ka kundërshtuar përmes mbrojtjes akuzat ndaj tij. Goxhaj, i arrestuar për llogari të Gjykatës Speciale, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat