Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, në Qendrën Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese, e cila ofron shërbime të specializuara për fëmijët me nevoja të veçanta, u organizuan një sërë aktivitetesh, ku morën pjesë fëmijë dhe prindër që e frekuentojnë këtë qendër nga e gjithë Shqipëria.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu i është bashkuar aktiviteteve në këtë qendër, ku ofrohen shërbime të specializuara për fëmijët me nevoja të veçanta.
Në mesazhin e saj në kuadër të kësaj dite, Koçiu theksoi se betejat më të vështira janë ato që zhvillojmë me veten.
“Qëllimi ynë është një dhe i vetëm: askush nuk ka përse t’i luftojë këto beteja i vetëm”, shtoi ministrja.
Ajo vuri në dukje se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka në fokus jo vetëm vijimin e investimeve në institucionet që ofrojnë shërbime të specializuara të shëndetit mendor, por edhe transformimin e tyre në ambiente sa më familjare.
Ministrja shtoi se trajnimi që ka nisur për ekipin e mjekëve të familjes, infermierëve, punonjësve psiko-socialë, si dhe stafit të konsultorit të gruas mbi shëndetin mendor të fëmijës, ndihmon në shmangien e paragjykimeve të shëndetit mendor për t’u bërë pjesë integrale e trajtimit bazë.
Në të gjithë vendin janë ngritur dhe funksionojnë 10 Qendra Komunitare të Shëndetit Mendor dhe 14 Shtëpi Mbështetëse, ndërsa synohet që ky model të fuqizohet më tej./ata///










ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit