Nga Etleva XHAJANKA
-Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se, në Aktin Normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2023 qeveria ka alokuar një fond shtesë prej 1.8 miliardë lekësh mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare.
Denaj informoi se ka filluar menjëherë puna për të vënë në zbatim vendimin e Qeverisë për mbështetjen e të gjithë aplikuesve në skemën kombëtare të naftës dhe të blegtorisë.
“Kjo mbështetje shpreh edhe një herë angazhimin e plotë të Qeverisë Rama për zhvillimin e bujqësisë”, u shpreh Denaj.
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) janë në punë intensive së bashku me fermerët dhe pushtetin vendor për ta realizuar këtë proces brenda vitit.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota