Autori sarandiot Dino Didani botoi së fundi romanin”Fshatari”.
Sipas autorit libri përfshin një hapësirë kohore mbi 100 vjet, dhe në hapësirë, ka refleksione përtej kombit shqiptar. Thelbi i romanit është përpjekja e një djali idealist, i lindur në fshat, por ambicioz për t’u integruar me qytetërimin dhe për të dhënë kontributin maksimal në shoqëri.
Romani është shkruar me një stil popullor të thjeshtë ,të ngrohtë, që imponon kureshtje gjatë leximit.
Sipas autorit të parathënies Bekim Alizoti, “Libri na sjell plot situata mbresëlënëse , shtegtime, lot kurbetqari, ndeshje me armiqtë, batuta, dhimbje jete, mbiejtesë, por edhe përplasje me ” kuçedrën”e kohës, në kulmin e shtegtimit të tij të hershëm”.
Autori Dino Didani , me banim në emigracion (SHBA), ka butuar më parë edhe librat “Një jetë në shërbim të kombit” (monografi) dhe “Gjuha e zogjve” (vëllim poetik)./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade