Kryeministri Edi Rama pritet në ditët në vijim të ndërmarrë një tur në gjitha qarqet e vendit. Duke iu referuar burimeve qeveritare, TCH raporton se këtë tur kryeministri ia ka dedikuar shpjegimit të Projekt Buxhetit 2024. Ndalesa e parë e kryeministrit besohet të jetë qyteti i Fierit këtë të enjte ose të premte.
Të gjithë deputetëve socialistë u është kërkuar të angazhohen në procesin shpjegues të Projekt Buxhetit 2024. Kryeministri i ka dhënë një përparësi absolute shpjegimit të qytetarëve të këtij projekt buxheti.
Në të tilla kushte kur projekt buxheti do të dominojë agjendën politike të shumicës socialiste, kjo bëri edhe shtyrjen e kongresit të PS-së parashikuar për t’u mbajtur të shtunën.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota