– Lënia e duhanit është një nga zgjedhjet më të rëndësishme që mund të bëni për shëndetin tuaj. Një studim i sapo publikuar në Science Advances ofron një arsye të re për ta provuar, shkruan focus.it.
Pirja e duhanit shkakton mutacione të rrezikshme në ADN që bllokojnë prodhimin e proteinave që janë aleatët tanë kundër kancerit. Studimi sqaron një mekanizëm tjetër molekular me të cilin pirja e duhanit shkakton tumore – domethënë, një erozion progresiv të mbrojtjes sonë natyrore kundër qelizave të sëmura.
Shkencëtarët në Institutin e Ontarios për Kërkimin e Kancerit (OICR, Kanada) kanë lidhur pirjen e duhanit me ndryshimet e rrezikshme në ADN të quajtura mutacione ”stop-gain”, të cilat “i thonë” trupit të ndalojë së prodhuari disa proteina përpara se ato të zhvillohen plotësisht”. Ky ndalim i detyruar duket se prek kryesisht gjenet shtypës të tumorit, përgjegjës për kodimin e proteinave që riparojnë ADN-në e dëmtuar ose shtypin rritjen e qelizave tumorale sapo ato shfaqen.
Kur këto proteina nuk prodhohen, qelizat anormale janë të lira të shumohen. Kjo lejon që kanceri të përhapet më lehtë. ///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026