– Përmeti është një ndër destinacionet e veçanta për turistët, jo vetëm gjatë verës, por edhe në dimër.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ujërat termale të Bënjes e mbushur me vizitorë.“Relaks dimri nga vaskat termale të Bënjës”, shprehet Rama krahas pamjeve ku vizitorët vendas por edhe të huaj zgjodhën të kalonin ditët e fundit të vitit në ujërat kurative pavarësisht temperaturave të ulëta.
Ujërat termale të Bënjës ndodhen rreth 13 km larg qytetit të Përmetit. Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit të Lengaricës.
Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj. Ky vend i rrethuar nga një natyrë e paprekur, paraqet një përzierje unike midis historisë aventurës dhe natyrës.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota