SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë, 17 janar 2024

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme  atmosferike si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell (kthjellime) kryesisht në zonën e qendrës dhe jug. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet kryesisht mesatar ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive fiton shpejtësi 12-18m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër8/15Re shi
Kukës5/12Re shi diell
Lezhë11/16Re shi
Dibër7/10Re shi diell
Durrës10/18Re shi diell
Tiranë12/18Re shi diell
Elbasan8/17Re shi diell
Berat10/20Re shi diell
Vlorë12/19Re shi diell
Korçë5/10Re shi diell
Gjirokastër8/13Re shi diell
Sarandë9/16Re shi diell
error: