Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përkujtoi sot 556- vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Vepra dhe figura e Skënderbeut personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe forcimin e vetëdijes kombëtare, thekson MEPJ.
Figura e tij është vlerësuar nga personalitetet më të shquara evropiane të kohës, si strateg ushtarak dhe diplomat i zoti, si burrë shteti që e integroi Arbërinë e tij në traktatet e para të Evropës politike, si ‘Atlet i Krishtit’ dhe pararendës i aleancave ushtarake të kohës.
Kujtimi i Skënderbeut jeton, jo vetëm në zemrën e popullit që e lindi, por kalon kufijtë e Gadishullit të Ballkanit.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.