Nga Shkëlqim HAJNO
Studjuesit i njohur dhe arkeologu Halil Shabani botoi së fundi librin antologjik “Harta Arkeologjike e pellgut të lumit Pavla”, një vepër e munguar, me vlera të veçanta shkencore.

Në këtë tip antologjie të rëndësishme autori perveç përshkrimit të pellgut gjeografik të lumit Pavla dhe historikut të kërkimeve arkeologjike ndër vite me fokus këtë territor me gjetje e pasuri te jashtëzakonshme arkeologjike e historike; një vend të posaçëm zënë zbulimet në krahun e majtë të lumit Pavla (krahina Konispol-Markat) si dhe ato në krahun e djathtë të Pavlës (zona e Livadhjasë).

Duke folur për librin e ri të Halil Shabanit “Harta Arkeologjike e pellgut të lumit Pavla”, arkeologu Julian Bogdani vë në dukje se “Zona e Konispolit dhe lugina e lunti Pavlla, janë zonat më pak të njohura në literaturë dhe do të ishin akoma më errëta pa kontributin e palodhur të Halil Shabanit, i cili ka vrojtuar pëllëmbë-pëllëmbë këtë territor dhe ka mbledhur në këto dhjetëvjeçarë një njohuri të thellë dhe diakronike që shkon nga shtresat e Paleolitit të shpellës së Konispolit deri te fundi i periudhës osmane të cilës i përkasin shumë banesa tradicionale të Konispolit dhe zonës përreth.”



Halil Shabani është autor i 17 librave të fushave studimore, guidave turistike, libra shkencorë të fushës së arkeologjisë, romae historike, etj,.
Ai është i njohur si autori kryesor i zbulimit dhe studimit të Shpellës së Kreshmoit (Shpella e Konispolit) dhe ka marrë pjesë në një varg ekspeditash arkeologjike ne Butrint, Kalanë e Dishatit, Bregu i Sterrës, Vostrua, Shalës, etj,.
Ka bashkëpunuara me arkeologët më në zë të Shqipërisë si prof. Selim Islami, Dhimosten Budina, Frano Prendi, Neritan Ceka, Muzafer Korkuti, etj,.

Mes te tjerash Halili Shabani ka kryer edhe studime të thelluara në fushat e arkeologjisë, arkitekturës e historisë, në territoret e disa bashkive jugore te territoreve të Shqipërisë, etj,.

“Harta Arkeologjike e pellgut të lumit Pavla”, është një botim prestigjioz që pasuron jo vetëm bibliotekat bashkive ku shtrihen territoret e fiokusuara në studim, po shumë më gjerë se kaq: në bilbioteket e njerëzve me interesa kulturore, të shkollave dhe institucioneve më të rëndësishme arsimore e kulturore, si dhe të administratës publike. /sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri