Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale kthjellimi në orët e mesditës përgjatë Ultësirës Perëndimore, pas orëve të mesditës interval kthjellimi në juglindje të vendit. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Pas orëve të mesditës reshjet do të përqendrohen në veri me intensitet të ulët deri në mesatar. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokalisht shoqëruar me shkarkesa elektrike. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive fiton shpejtësi 10-14m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/17 | Re shi diell |
| Kukës | 10/17 | Re shi diell |
| Lezhë | 10/16 | Re shi diell |
| Dibër | 8/12 | Re shi diell |
| Durrës | 11/17 | Re shi diell |
| Tiranë | 12/18 | Re shi diell |
| Elbasan | 8/16 | Re shi ddiell |
| Berat | 12/20 | Re shi diell |
| Vlorë | 13/20 | Re shi diell |
| Korçë | 7/15 | Re diell |
| Gjirokastër | 9/17 | Re diell |
| Sarandë | 10/16 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026