SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dropull. Vodhën 14 kuaj në Qafë Muzinë, vihen në pranga 4 persona

Policia ka zbardhur një rast të vjedhjes së 14 kuajve më datë 6 të këtij muaji në Qafë Muzinë. Janë identifikuar dhe janë vënë në pranga 4 autorët e dyshuar.Një shtetase bëri një kallëzim në polici se më biznesin e saj ishin vjedhur disa kuaj.

Bazuar më pas në informacionet e marra nga inteligjenca policore u bë e mundur identifikimi i autorëve dhe kapja e tyre. U vunë në pranga: R.Ç., 40 vjeç, banues në Lukovë, Sarandë; A.R., 22 vjeç, banues në fshatin Shën Vasil, Himarë; N.M., 39 vjeç dhe R.Th., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Nivicë, Himarë. Këta shtetas vodhën 14 kuaj në Qafë Muzinë më datë 6 mars dhe më pas i transportuan me një kamion në drejtim të Sarandës. ///

error: