SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e diel, 24 mars

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bë të ditur se këtë të diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa veriperëndimore.

Moti parashikohet me intervale të herëpashershme kthjellimesh si dhe vranësira të cilat do të pasohen me reshje shiu që prej orëve të para të 24-orëshit.

Reshjet do të bëhen prezente filllimisht në veriperëndim të vendit me intensitet të ulët e gradualisht fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Në qendër dhe pjesërisht në jug reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 2-10 m/s, hera herës në bregdet do të shfaqet intensive dhe në intervale të shkurtra kohore problematike me shpejtësi 14-17 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër8/18Re shi
Kukës3/16Re diell shi
Lezhë9/19Re shi diell
Dibër3/14            Re shi diell
Durrës9/20Re shi diell
Tiranë8/20Re shi diell
Elbasan8/21Diell re shi i dobët
Berat6/22Diell  re
Vlorë7/20Diell  re
Korcë3/14Diell  re
Gjirokastër4/20Diell  re
Sarandë7/20Diell  re shi
error: