Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime pa leje, në fshatin “Gjashtë”, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.
Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasi K. T. kishte ndërtuar 2 bazamente me beton, pa lejen e organeve kompetente, të cilat do të përdoreshin për të ndërtuar shtëpi druri. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u ndalua shtetasi K. T., 35 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota