Aksi rrugor Orikum-Dukat do të vendoset në dispozicion të qytetarëve dhe automjeteve Brenda dy javëve, pasi punimet janë në fazën e fundit të tyre. Gjatë inspektimit të kantierit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se problemeve me shpronësimet në zone janë zgjidhur duke akomoduar përmes bonusit të qirasë edhe banorët në ndërtesa të palegalizuara.
Sipas Ministres, hapja e këtij segmenti do t’i shërbejë ndjeshëm sezonit veror. Kjo rrugë po ndërtohet përmes një partneriteti publik-privat, ndërsa kosto e kontratës arrin në rreth 67.4 mln euro. Gjatësia totale e saj është 14.7 km dhe bën lidhjen me tunelin e Llogarasë, që pritet të hapet për qarkullimin në nisje të këtij sezoni turistik.///
ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri