Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka propozuar ndryshime në Kodin Rrugor, në lidhje me përmasat apo peshën e automjeteve që lejohet të qarkullojnë. Sipas relacionit shoqërues, ndryshimet synojnë përmbushjen e përputhshmërinë me Direktivat e Bashkimit Evropian, pasi aktualisht konstatohen ndryshime në vlera.
“Vendosja e standardeve të kërkuara nga direktiva evropiane në lidhje me peshat dhe dimensionet, si standarde gjerësisht të përdorura në vendet e BE-së do të përmirësojë konkurencën dhe zbatimin e ligjit midis operatorëve të transportit profesional me mjete të rënda si dhe një siguri rrugore të shtuar të këtyre mjeteve dhe ndotje mjedisore më të pakët”, – thuhet ndër të tjera në relacion.
Aktualisht, Kodi Rrugor shqiptar përcakton se çdo mjet rrugor, duke përfshirë edhe ngarkesën e tij, duhet të ketë: gjerësi maksimale jo më të madhe se 2.55 m, lartësi maksimale jo më të madhe se 4 m dhe 4.3 m për autobusët dhe trolejbuset e destinuar për linjat e shërbimeve publike, si dhe gjatësi 7.50 – 12 m sipas numrit të akseve të mjetit. Kodi vendos kufizim edhe për rimorkiot, si dhe për peshën që duhet të ketë çdo mjet transporti.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat