SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Leshnicë e Poshtme.(Finiq). Në Kishës e Manastirit Shën Thanasit vendoset kambana e munguar


Një ditë më parë në Manastirin e Shën Thanasit , pranë Leshnicës së Poshtme u vendos kambana e munguar.

Sipas burimeve vendore, me këtë rast u organizua një ceremoni fetare ku ishin të pranishëm banorë të Leshnicës, kryesisht me banim ne Greqi, zyrtarë vendorë, etj,.

Ishte i pranishëm edhe kryetari i fshati Leshnicë e Poshtme, Nikos Cakas. Mësohet se kambana e sapovendosur është donacion i shoqatës “Destinacioni turistik i Leshinicës”.

. Mbi portën jugore, brenda kishës së Manastirit të Shën Thanasit, Leshnicë gjendet i pikturuar një mbishkrim: “Ky tempull i gjithnderuar dhe hyjnor i atit tonë ndër shenjtorë Shën Thanasit të madh i Manastirit të Gjermanonit u stolis dhe u zbukurua me shpenzimet e etërve të tij, me mbikqyrjen e Krisanthit jeromonakut dhe igumenti të tij. Në kohën e peshkopit tonë të Drinopojës Kir Gabriel të etërve present dhe jeromonak të Dhionisit, Zakehut, Meletit, Joaniqit, Papa Qirjaqi dhe Zosima, me 1801 muaji qershor 28. Me dorën time të Llazarit nga Ano Sudhena së bashku me nxënësit e mi Lazarin dhe Gjergjin. Më 1797 u bënë themelet e këtij tempulli.”///

error: