Një shqipar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana ka rënë në prangat e policisë greke në Janinë. Burime për Ballkaweb bëjnë me dije se shtetasi shqiptar është ndaluar mëngjesin e djeshëm. Gjatë kontrollit rutinë nga ana e policëve grekë ka dalë në pah fakti se ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar kërkimi nga autoritetet shqiptare për veprën penale “moskallëzim krimi” që parashikon dënim maksimal prej 3 vjet burg. Dosja në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë për nisjen e procedurave të ekstradimit.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore