– Shqipëria dhe Rama u linçuan për përpjekjet e tyre për të na ndihmuar për migrantët, deklaroi sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Duke folur në konventën e partisë ”Fratelli D’Italia”, që po zhvillohet në Peskara, Meloni deklaroi se ”Shqipëria dhe Rama u sulmua për përpjekjet për të na ndihmuar për migrantët”.
”Për migrantët bëmë marrëveshje me Edi Ramën dhe, ruajna Zot, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët evropianë dhe, në vend që ta falënderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit evropian, ata e sulmuan”, deklaroi Meloni.
”Më ndihmoni t’i dërgoj solidaritetin tonë Ramës dhe gjithë popullit shqiptar”, theksoi kryeministrja Meloni./ Arian Jorgaqi) ////
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim