Kryeministri Edi Rama shprehet se, shqiptarët e Greqisë janë sot një histori krenarie, qytetarie dhe suksesi. Kreu i qeverisë ndau sot pamje nga takimi i parë me shqiptarët në Athinë, si kryetar i opozitës në vitin 2006. Rama theksoi se, “shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të vjetra shqiptarët e Greqisë janë sot një histori krenarie, qytetarie dhe suksesi”.
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë më 12 maj një takim me bashkatdhetarët në Greqi. Turi i kryeministrit Rama me diasporën është emërtuar “Krenar për Shqipërinë”.(Nga Gjergji MIMA)//////


ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota